Sporti

Zyrtare: Kosova aranzhon një tjetër miqësore në mars, ky është kundërshtari

02/18/2022 16:00
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos.

Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për ekipin tonë kombëtar.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.