Sporti

Bruno Fernandes lavdëron Salah: “Ai ka qenë fantastik në vitet e fundit”

02/18/2022 10:39
nga:E K

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka lavdëruar lojtarin e rivalëve kryesor të ‘Djajve të Kuq’, Mohamed Salah.

Bruno Fernandes u shpreh se është i lumtur që është në një listë të përbashkët si një ndër lojtarët më të përfshirë në gola në ligë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mo Salah ka qenë fantastik, ka shënuar shumë gola, kështuqë të jem në një listë me të si një nga lojtarët më të përfshirë në gola dhe asiste është nder dhe kënaqësi për mua. Më bënë të ndjehem krenar me atë se çfarë kam arritur ndër vite, dhe e di se ka ende gjëra të mira që po vijnë”, tha Bruno për Mirror.

/GazetaBlic Sport/