Sporti

Xavi: Dembele do t’i kthejë ‘fishkëllimat e tifozëve’ në duartrokitje

02/17/2022 23:29
nga:E K

Barcelona ka barazuar me Napolin në Camp Nou.

Skuadrat u ndanë në ‘paqe’ me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht në avantazh kaluan mysafirët me golin e Zielinskit në minutën e 29’të të takimit, kurse për të barazuar shifrat u përkujdes, Ferran Torres i cili ishte i saktë nga penalltia në minutën e 59’të të takimit.

Pas ndeshjes së sotme, për media u deklarua trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili tha se Dembele do t’i kthejë fishkëllimat në duartrokitje.

“Ousmane Dembele do t’i kthejë ‘fishkëllimat’ në duartrokitje këtu në Camp Nou, jam i sigurt”, tha Xavi për Dembelen.

“Ne duhet t’i besojmë Ferrán Torres-it – është një çështje që t’i japim atij kohë dhe besim”, deklaroi spanjolli.

/GazetaBlic Sport/