Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre në Kuvend në 14 vjetorin e pavarësisë, nuk kanë përmendur Fatmir Sejdiun dhe Hashim Thaçin, që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008.
Kjo gjë ka nxitur reagimin e nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.
Përmes një postimi në “Twitter”, Citaku ka thënë se historia nuk mund të rishkruhet, teksa ka publikuar një fotografi të vjetër të ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook
Historia nuk mund të rishkruhet! #Kosova14 pic.twitter.com/yCsuZHKVwS
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February 17, 2022


