Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka komentuar paraqitjen e sotme të kryeministrit Albin Kurti në ditën e pavarsisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Zogaj në shkrimin e tij thotë se që të kuptohet se pse Albin Kurti as edhe në një ditë solemne nuk mundet me qendru ne nivel te detyrës, duhet me e lexu deklaratën LVV-së të vitit 2008 pasi Kosova kishte shpallur Pavarësinë.
Ai tutje potencon, se po të lexohet ai tekst, gëzohesh që ajo mendësi politike nuk ishte prezente as në Rambuje as në negociatat e Vjenës.
“E paten titullu Nje Hap perpara-tre hapa prapa. Po te lexohet teksti sot, gezohesh qe ajo mendesi politike nuk ishte prezente as ne Rambuje, e as ne Negociatat e Vjenes” shkruan Zogaj në Facebook.
Opozita lëshon sallën e Kuvendit gjatë fjalimit të Kurtit në seancën solemne


