Sporti

Barcelona – Napoli, Rrahmani pritet të jetë titullar në “Camp Nou”

02/17/2022 10:43
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Napoli e zhvillojnë sot ndeshjen e parë në Europa League.

Napoletanët vizitojnë sot stadiumin “Cam Nou”, atje ku pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Katalanasit janë pa Clement Lenglet, Samuel Umtiti, Araujo, Memphis Depay, Ansu Fati dhe Sergi Roberto.

Sergio Busquets duhet të pushojë, kurse Pedri, Frankie de Jong dhe Gavi pritet të jenë në qendër të mesfushës.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani pritet të jetë titullat tek skuadra italiane.

Barcelona vs. Napoli – formacionet e mundshme

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Piqueé, Eric Garcia, Jordi Alba; Pedri, De Jong, Gavi; Adama Traore, Aubameyang, Ferran Torres.

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Ghoulam; Anguissa, Fabian Ruiz; Elmas, Zielinski, Insigne; Mertens.

/GazetaBlic Sport/