Sporti

FFK uron pavarësinë e Kosovës: Futbolli është bërë një urë miqësie edhe me shtete që ende hezitojnë të na njohin

02/17/2022 09:54
nga:Mergim Rreci

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e ka uruar festën e pavarësisë së Kosovës.

Kreu i futbollit kosovar ka zgjedhur disa fjalë të mëdha për përvjetorin e 14-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Ademi ka ka thënë se futbolli është bërë një urë miqësie edhe me shtete që ende hezitojnë ta njohin Kosovën.

Tutje, ai tha se Kosova po vazhdon të rritet e të përparojë vit pas viti në çdo sferë.

/GazetaBlic Sport/