Lajme

Dita e Pavarësisë, këto rrugë do të bllokohen sot

02/17/2022 09:36
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve shtetërore, nga ora 09:15 e deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve derisa ka bërë publike orarin e bllokimit të rrugëve.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për ridrejtim trafiku dhe bllokime të rrugëve

Policia e Kosovës, me qëllim të njoftimit të opinionit publik lidhur me aktivitetet shtetërore të cilat do të mbahen sot – 17 shkurt 2022,për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, njofton se duke filluar nga ora 09:15 e deri në ora 13:00, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

Për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, policia do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me sheshet e qendrës së Prishtinës, duke vendosur pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve.

Gjyqi ndaj UÇK-së, avokati i Thaçit: Mund të zgjasë deri në 10 vjet