Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Salzburgut.
“Bavarezët” ishin në disavantazh deri në minutën e fundit, por në fund barazoi Coman, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i kësaj skuadre, Julian Nagelsmann tha se janë të intaosur për paraqitjet e tyre të fundit, por se e merituan barazimin.
“Ishte një lehtësim që barazuam, por ishte edhe i merituar për pjesën e dytë që kemi zhvilluar. Ata u munduan që të luanin në kundërsulm dhe shumë herë na vunë në vështirësi, duke krijuar raste edhe falë topave që kemi humbur ne.
Ata ishin të rrezikshëm, na duhet të mësojmë të mbrohemi më mirë. Por gjatë kësaj ndeshje e merituam barazimin. Jam pak i inatosur kohët e fundit, ka disa situata që ua dhurojmë ne kundërshtarëve. Kur pëson gol pastaj e komplikon ndeshjen, por ne dolëm para me personalitet për të barazuar”, theksoi trajneri i Bayernit.
/GazetaBlic Sport/


