Sporti

Lewandowski kundër Salzburgut, sulmuesi polak me statistikë me të mirë se e gjithë skuadra austriake në Ligën e Kampionëve

02/16/2022 19:23
nga:Mergim Rreci

Sonte me fillim nga ora 21:00 vazhdojnë emocionet e Ligës së Kampionëve, me dy përballje mjaftë interesante, Interi takohet me Liverpoolin, kurse Salzburgu me Bayernin.

Pritet të jetë një ndeshje shumë interesante mes skuadrës austriake dhe asaj gjermane, me Bayernin që natyrisht konsiderohet si favorit, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ka një statistikë që flet shumë para këtij takimi.

Robert Lewandowski ka shënuar nëntë gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon, që është më shumë se sa ka shënuar gjithsej FC Salzburg (8). Sane poashtu ka 5 gola dhe katër asisitime, që rezulton të jetë statistikë më e mirë se ajo e skuadrës austriake.