Skuadra e Barcelonës nesër do të luajë në Europa League ndaj Napolit.
Barça dhe Napoli takohen nesër nga ora 18:55 në “Camp Nou”, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Europa Leagues, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari i Barçës, Pedri është paraqitur sot në konferencë për media, ku tha se katalunasit janë favorit për ta fituar Europa League.
“Ne i japim shumë vlerë, është një lojë shumë e rëndësishme. Ne do të donim të ishim në Champions League, por i japim shumë vlerë. Ne shkojmë në Europa League me shumë dëshirë për të konkurruar dhe fituar”, tha Pedri.
/GazetaBlic Sport


