Kyle Walker u dërgoi bashkëlojtarëve të tij të Manchester Cityt një video-mesazh përpara ndeshjes ndaj Sporting në Ligën e Kampionëve mbrëmë, që skuadra e tij e fitoi me rezultatin e thellë 0-5.
Mbrojtësi ishte i suspenduar për ndeshjen pasi mori një karton të kuq në ndeshjen e fazës së grupeve kundër RB Leipzig në dhjetor, përcjell GazetaBlic Sport.
Prandaj, ai nuk udhëtoi për në Lisbonë dhe ndeshjen e shikoi në shtëpi teksa skuadra e Pep Guardiolës “shkatërroi” kundërshtarin portugez.
Pas lojës, Walker postoi në Twitter dhe Instagram videon që kishte dërguar për kolegët e tij.
Mbrojtësi i djathtë kishte në dorë çmimin e lojtarit të ndeshjes së Champions League dhe medaljen e tij të argjendtë në qafë.
“Së pari dhe më e rëndësishmja, dua të them më fal që nuk mund të jem atje sonte duke brohoritur,” tha Walker në video.
“Unë do të shikojë ndeshjen në shtëpi. Sigurohuni që të marrim një fitore të mirë dhe një pozicion të mirë për ndeshjen e dytë. Dua ta ndryshoj këtë medalje të argjendtë me një të artë, por ndjej se çfarë po bëjmë dhe arrijmë si skuadër, kjo do të jetë qershia mbi tortë – të përfundojmë sërish në një finale dhe shpresojmë që ta ngremë trofeun e Ligës të Kampionëve.
“Gjithë të mirat sonte djem dhe do të shihemi kur të ktheheni”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/
I’m glad my pre-match team talk worked…well done boys! @ManCity ?? pic.twitter.com/rGTnoQNSjC
— Kyle Walker (@kylewalker2) February 15, 2022


