Sporti

Pep Guardiola tregon skuadrën që mund ta ndalojë Man City të fitojë Champions League këtë sezon

02/16/2022 08:53
nga:L J

Pep Guardiola beson se Liverpool është skuadra e cila mund të ndalojë skuadrën e tij, Manchester City të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

City ishte në formë të shkëlqyer si mysafir ndaj Sporting Lisbonës të martën mbrëma, duke fituar 0-5 në kryeqytetin portugez, përcjell GazetaBlic Sport.

Bernardo Silva shënoi një dygolësh në humbje, ndërsa Riyad Mahrez, Phil Foden dhe Raheem Sterling gjithashtu u futën në listën e realizuesve.

Pas ndeshjes, Guardiola u pyet nga ish-portieri i Manchester United dhe City, Peter Schmeichel nëse ndonjë klub mund ta mposht ekipin e tij në formë.

“Liverpool”, u përgjigj trajneri i Cityt.

“Ata janë gjashtë pikë prapa nesh. Ata kanë qenë rivalët tanë më të mëdhenj në sezonet e fundit dhe janë gjithmonë aty – një dhimbje në prapanicë për ne, gjatë gjithë kohës! Ata janë një ekip fantastik në Evropë”.

/GazetaBlic Sport/