Sporti

“Mallkimi” i “Parc des Princes”, PSG para një testi shumë të vështirë ndaj Real Madrid

02/15/2022 18:13
nga:Mergim Rreci

Sonte është nata e Champions League.

PSG dhe Real Madrid përballen në Parc des Princes në Paris në orën 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Pochettino dhe Ancelotti do të jenë në qendër të vëmendjes në orët para ndeshjes.

Ende nuk dihet se kush do të luajë nga dy skuadrat në reparte të caktuara, për shkak të lëndimeve të shumta, por në aspekin statistikor gjërat nuk duken mirë për skuadrën e Pochettinos.

Paris Saint-Germain ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi në fazat me eliminim direkt të UEFA Champions League.

Në të vërtetë, ata nuk arritën t’i fitonin të tre ndeshjet e tyre në shtëpi në fazën me eliminim direkt sezonin e kaluar (B1 B2), pavarësisht se arritën në fazën gjysmëfinale.

Kjo nuk duket të jetë një statistikë aspak e favorshme para ndeshjes së sotme, por natyrisht se skuadra franceze synon ta thyejë atë.

/GazetaBlic Sport/