Për të katërtën herë me radhë është raportuar për alarm me bombë në “Stacionin e Autobusëve” raporton Gazeta Blic.
Sot rreth orës 15:00 Policia ka pranuar një telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënesja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.Informata është trajtuar nga ana e policisë.” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.


