Sporti

Inzaghi: Liverpooli është ndër skuadrat më të forta në Evropë – por ekipi im po më jep sinjale të mira para lojës

02/15/2022 14:34
nga:L J

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Liverpool-it, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, u paraqit në konferencë për shtyp ku komentoi duelin.

Inzaghi potencoi se skuadrën e tij e pret një ndeshje mjaft e vështirë – pasi Liverpool ka një skuadër shumë të fortë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Anglezët kanë skuadra shumë të forta, të gjithë e kanë fituar grupin e tyre përveç Chelseat që humbi kryesimin ditën e fundit. Liverpool është ndër skuadrat më të forta në Evropë, por jam i lumtur për ekipin, tifozët dhe shoqëria e meritojnë të luajnë kundër ekipeve të kësaj kategorie. Do të jetë e vështirë, por ne do ta luajmë me armët tona”, tha fillimisht Inzaghi.

“Ata janë favoritë, por ndeshjet duhet të luhen. Ne duhet të propozojmë lojën tonë, dua që lojtarët të kenë mendje të lirë. Atëherë vendosmëria do të bëjë diferencën, djemtë e mi kanë treguar se kanë personalitet për të shitur”.

“Ekipi po më jep sinjale të mira. Të shtunën luajtëm një ndeshje të shkëlqyer ndaj një Napoli të fortë dhe të organizuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport