Messi dëshiron të lajë hesapet me Madridin. Ylli argjentinas është kthyer në një makth për madrilenët në 17 sezonet e fundit, por ai ka tre vite që nuk fiton kundër Madridit.
Messi nuk ka festuar një fitore kundër “Los Blancos” që nga ndeshja më 2 mars 2019, në të cilën një gol nga Rakitic i dha Barçës fitoren në Bernabeu (0-1), përcjell GazetaBlic Sport.
Që nga ajo ditë Messi ka humbur tre dhe ka barazuar një duel me Madridin. Kjo është seria e tij më e keqe kundër skuadrës madrilene.
Ai humbi 2-0 në Bernabeu në raundin e dytë të edicionit 2019-20 dhe u gjunjëzua në dy ndeshjet e edicionit 2020-21: 1-3 në Barcelonë dhe 2-1 në Bernabéu në atë që ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Barçës kundër të rivalit të përjetshëm.
/GazetaBlic Sport


