Lajme

Kryeministrit Kurti i pëlqen përputhja e datës së “Shën Valentinit” me fitoren e tij

02/14/2022 13:14
nga:Q R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar “Shën Valentinin”, ditën e të dashuruarve, të cilën e ka lidhur edhe me njëvjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Duke uruar të dashuruarit dhe ata që duan të bien në dashuri, Kurti ka shkruar se përputhja e kësaj date me njëvjetorin e fitores së VV’së është rastësi e bukur.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.

Ndryshe, zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Fituese e zgjedhjeve doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, me 50.28 përqind.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)