Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Frank Walter Steinmeier për rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.
Ai thote se Gjermania dhe Steinmeier kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të Kosovës.
Konjufca i është mirënjohës Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.
Njoftimi i plotë:
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj z.Frank Ëalter Steinmeier rizgjedhjen President Federal i Gjermanisë.
Gjermania mike, populli i mrekullueshëm gjerman, udhëheqësit e saj të lartë dhe z.Steinmeier, kanë qenë dhe vazhdonjnë të jenë në mbështetje të Republikës së Kosovës gjithanshmërisht, duke kontribuar për shtetndërtimin, integrimin dhe zhvillimin e vendit tonë.
Shfrytëzoj edhe këtë rast që t’i shpreh Presidentit Steinmeier, Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman mirënjohjen e thellë për gjithë çfarë kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj, gjithnjë me dëshirën dhe gatishmërinë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona.
Urime miku ynë!