Sporti

Chelsea është kampioni i Kupës së Botës për klube

02/12/2022 20:26
nga:Gazeta Blic

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Mohammed Bin Zayed” ku tanimë është mësuar kampioni i ri i Kupës së Botës për klube.

Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni evropian Chelsea ka arritur të shënojë fitore në finalen e madhe të Kupës së Botës për klube, ku e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Palmeiran, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 55’ të ndeshjes.

Golin e fundit të kohës së rregullt, dhe të barazimit për skuadrën e Palmeiras e shënoi Raphael Veiga nga pika e bardhë në minutën e 64’.

Pas kohës së rregullt u nevojitën vazhdimet, ku “Blutë” e Londrës e gjetën golin e fitores.

Kai Havertz do të jetë heroi i Chelseat në këtë ndeshje, pasi që shënoi golin e fitores nga pika e bardhë, kështu duke ia siguruar skuadrës së Thomas Tuchel këtë titull në minutën e 117’ të ndeshjes.

Ndërkaq, titulli i Kupës së Botës për klube tani i takon Chelseat, ku ky i fundit e fiton për herë të parë në histori të klubit këtë trofe.

Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Chelseat.

Më poshtë mund të gjeni golin e fitores së Havertz për Chelsean.