Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore as në ndeshjen e sotme në Premier League.
“Djajtë e Kuq” barazuan me rezultat 1 me 1 ndaj Southampton, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje interesante me raste nga të dyja anët, por që në fund përfundoi në “paqe”.
Sancho shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 21-të, kurse Adams barazoi shifrat në minutën e 48-të.
Armando Broja zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, por që kishte edhe mundësi shumë të mira për ta çuar topin në rrjetë.
/GazetaBlic Sport/


