Sporti

Eskalon derbi i madh evropian, përleshje fizike mes lojtarëve dhe stafit të gjerë nga të dyja skuadrat

02/12/2022 12:58
nga:Mergim Rreci

Fundi i sfidës së “klasikes” së futbollit portugez mes Portos dhe Sportingut të Lisbonës degjeneron në dhunë.

Ndeshja e cila përfundoi në barazimin 2-2, në minutën e 90+10′ ka plasur gjithçka ku arbitri kryesor ka nxjerrë nga xhepi katër kartona të kuq, nga dy për çdo skuadër, mes tyre dhe ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe.

Një dhunë që u duk sikur nuk kishte fund ku edhe stjuardët e ndeshjes përfshihen në këtë përleshje duke goditur një lojtar të Sportingut, ku ky i fundit e kishte pështyrë.

Në Portugali këtë sherr që dukej sikur fusha e futbollit dukej si arenë boksi e kanë quajtur si një turp i madh.