Lajme

Haradinaj falënderon Amerikën për gjysmë milion vaksina Pfizer

02/11/2022 13:32
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar Amerikën për gjysmë milion doza të vaksinës Pfizer, të cilat arrijnë sot në Kosovë.

“Edhe gjysmë milionë doza të vaksinës nga Shtetet e Bashkuara, donacion për vendin tonë. Faleminderit Amerikë”, ka shkruar Haradinaj në rrjete sociale.

Për 515 mijë e 970 vaksina Pfizer të siguruara nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, do të mbahet ceremonia në IKShPK, ku marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Mbi 500 mijë vaksina Pfizer vijnë sot në Kosovë, donacion nga SHBA-të