Lajme

Mbi 500 mijë vaksina Pfizer vijnë sot në Kosovë, donacion nga SHBA-të

02/11/2022 09:22
nga:Y I

Sot në Kosovë vijnë 515 mijë e 970 vaksina Pfizer të siguruara nga presidenti i ShBA-ve, Joe Biden.

Me këtë rast, në IKShPK mbahet ceremonia e pranimit të këtyre dozave, ku marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Njoftimi i plotë:

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Në ceremoninë pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ceremonia fillon në ora 14:00 në IKSHPK.

Latifi: Nëse përmirësohet situata epidemiologjike, do të hiqen të gjitha masat