Sporti

Mallkimi i numrit 9 tek Milani, Giroud duket se e ka thyer atë

02/11/2022 08:31
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud ka shënuar dhjetë gola në 22 paraqitje me Milanin këtë sezon dhe duket se më në fund i ka dhënë fund mallkimit nr.9 të kuqezinjve.

Dhjetë lojtarë provuan fatin me fanellën nr. 9 te Milani që kur Filippo Inzaghi u tërhoq në vitin 2012, por të gjithë dështuan, përcjell GazetaBlic Sport.

Krzysztof Piatek, Gonzalo Higuain, André Silva, Gianluca Lapadula, Luiz Adriano, Fernando Torres, Mattia Destro, Alessandro Matri, Alexandre Pato dhe Mario Mandzukic nuk arritën t’i përmbushin pritjet duke veshur fanellën nr.9.

Sulmuesi francez, Olivier Giroud shënoi katër gola në dy ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke ndihmuar kuqezinjtë të vulosin fitoret kundër Interit në Serie A dhe Lazios në Coppa Italia.

Ish-sulmuesi i Chelseas ka shënuar të dhjetë golat e tij në San Siro. Tetë nga dhjetë golat e tij u shënuan në ndeshjet në shtëpi, dy të mbeturit janë ata të shënuar në derbi, i cili, në letër, ishte ndeshje jashtë skuadrës së Stefano Piolit.

/GazetaBlic Sport/