Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil, sonte rreth orës 21:30 kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve, tejkaloi në vijë të plotë në fshatin Slivovë të këtij qyteti.
Siç njofton Policia, ndaj shoferit N.H. 49-vjeçar, policia i shqiptoi një gjobë 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit.
Policia po ashtu apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, teksa ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.


