Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka theksuar se është kundër Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Gazeta Blic.
Ajo tha se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për asociacionin.
”Qëndrimi im është i pandryshuar sa i përket Asociacionit”, tha ajo.
E para e shtetit, tha se marrëveshja e nënshkruar për Asociacionin ka qenë fatkeqësisht shumë e dëmshme për Kosovën.
Ajo në intervistë dhënë për RTK tha se Asociacioni do ta shndërroj Kosovën në një “Republika Srpska”, raporton Gazeta Blic.
“Vendimin për Asociacionin e ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe ne e respektojmë atë”.


