Steven Botman është një nga synimet kryesore të Milanit për të përforcuar mbrojtjen në funksion të sezonit.
Agjentët e mbrojtësit qendror të Lille mbërritën pak minuta më parë në Casa Milan për të takuar drejtuesit e klubit kuqezi, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas përpjekjes pa sukses për ta transferuar lojtari në janar, klubi i Milanit do të provojë sërish në fund të sezonit.
Megjithatë, “Rossonerët” janë duke tentuar fillimisht të gjejnë një marrëveshje me lojtarin dhe në verë të zyrtarizojnë transferimin.
/GazetaBlic Sport


