Policia ka zhvilluar një aksion të koduar “Kamera”, nga i cili janë gjetur e konfirskuar mbi 91 kilogramë marihuanë me vlerën 200 mijë euro.
Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i moshës 55 vjeçare, ndërsa një tjetër është arratisur.
Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Reshat Murseli në një konferencë për media bëri të ditur se gjithsej ishin 34 paketime me marihuana.
“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë Sektori Qëndror, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës, pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, mbrëmë e ka ndërmarrë një operacion taktit i koduar “Kamera” në fshatin Konushefcë të Komunës së Podujevës. Në kontroll të veturës brenda saj ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë 91 kg”, u shpreh ai.
Tutje, ai bëri të ditur se droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria.