Lajme

Emisari britanik Peach takohet me presidenten Vjosa Osmani

02/10/2022 11:33
nga:Y I

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Një ditë më parë, Peach ka zhvilluar vizitë dy-ditore në Serbi, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në fund të vizitës së tij në Beograd, tha se u kishte thënë liderëve në Serbi se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që çon në Bashkimin Evropian.

“Emërimi im është një shenjë e përkushtimit tonë për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë të këtij rajoni të rëndësishëm”, tha Peach përmes një videomesazhi në Twitter.

Nis takimi i kryeministrit Kurti me emisarin britanik