Federata Evropiane e Gazetarëve, ka reaguar pas deklaratave denigruese dhe fyese të përdorura ndaj gazetarëve nga zotëriu i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, raporton Gazeta Blic.
EFJ nëpërmjet rrjetit social Twitter, i ka bërë thirrje Sadriut t’i ndalojë sulmet ndaj gazetarëve.
“EFJ i bën thirrje Prindon Sadriut t’i ndalojë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve”, ka shkruar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez.


