Sporti

KB Trepça mposht Rahovecin dhe kalon në gjysmëfinale të “Final8”

02/09/2022 18:48
nga:L J

Skuadra e Trepçës në basketboll ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

KB Trepça ka mposhtur KB Rahovecin në çerekfinale të “Final8” në Palestrën Karagaçi në Pejë me rezultatin 77-57, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbollisti më i dalluar në këtë ballafaqim ishte Hot me 14 pikë.

Në gjysmëfinale, KB Trepça do të takohet me fituesin e duelit Sigal Prishtina – KB Peja.

Kjo ndeshje luhet sonte nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport