Sporti

ZYRTARE: KEK’u fiton ndeshjen në tavolinë ndaj Onixit dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

02/09/2022 17:38
nga:L J

Skuadra e KEK’ut ka fituar edhe zyrtarisht ndeshjen ndaj Onixit.

Onix fitoi ndeshjen ndaj KEK’ut në fushë në penallti me rezultatin 5-4, megjithatë kjo fitore nuk do të vlejë më – pasi KEK’u ka fituar ndeshjen në tavolinë – pas ankesave që kanë bërë në FFK – shkaku i parregullsive në protokol, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja vendimi i FFK:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet me rezultatet e arritur në fushë me përjashtim të ndeshjes Phonix-KEK-u, e cila regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KEK-ut.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Vendimet e Komisionit të Garave