Lajme

Blerta Deliu: Presidentja po hesht ndaj deklaratave të burrit të saj

02/09/2022 13:45
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se rritja e faturave do të shkaktojë problem serioz në ekonominë e Kosovës.

Ajo ka kritikuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani për siç ka thënë heshtjen karshi këtij problemi.

Deliu-Kodra ka thënë se presidentja Osmani po hesht edhe për deklaratat e burrit të saj, Prindon Sadriu, i cili i quajti mediat “bandë e përbashkët kriminale”.

“Barra kryesor do tu bie amvisërive kjo është evidente. Ky vendim do të prekë jetën e qytetarëve. Mashtrimi më i madh që i është bërë qytetarëve të Kosovës, është kjo rritje e faturave, dhe kjo rritje do të shkaktojë problem serioz në ekonominë e vendit. Dëmin qytetarët do të shohin tash në muajin shkurt. Kryeministri dhe qeveria braktisi qytetarët. Për këtë vendim po hesht edhe presidentja e vendit. Zonja Osmani po hesht edhe karshi deklaratës së bashkëshortit të saj që median e quajti bandë kriminale ”, ka thënë ajo.

Presidenca kundër vendimit të ZRRE-së: Komentet tona u morën parasysh pjesërisht