Lajme

Saimir Tahiri do ta kryejë dënimin në burgun e Fierit

02/09/2022 12:42
nga:Y I

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur këtë të mërkurë që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier.

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre.

Gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshim, moszbatimin e shërbimit të provës.

Gjykata mban në vëmendje shkallën e lartë të trafikut të narkotikëve, duke thënë se provohet tej çdo dyshimi se Tahiri ka përfituar nga Habilajt.

Për Jaeld Çelen, në rastin e peshkarexhës “Fatima”, është vërejtur përfshirje e punonjësve të policisë.