Paris Saint-Germain e ka bërë nënshkrimin e Erling Haaland këtë verë planin e tyre rezervë pasi që Kylian Mbappe është i lidhur me Real Madridin, shkruan L’Equipe.
Gjigantët francezë po monitorojnë situatën e tij dhe tashmë një transferim i tij tek kjo skuadër mund të duket i mundshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
Vetë Haaland ka qenë i lidhur me Madridin, si dhe me Barcelonën, Bayern Munich dhe disa skuadra në Premier League.
Megjithatë, një ofertë e madhe mund të duket joshëse edhe për të, ashtu siç mund të duket edhe premtimi se PSG do të ketë një skuadër serioze me plan afatgjatë.
/GazetaBlic Sport/


