Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka rrahur gruan e tij.
Rasti ka nodhur dje në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, bashkëshortes së tij”, njoftoj policia.
Sipas policisë gruaja ka kërkuar edhe ndihmë mjëksore.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.