Sporti

Inter mposht Romën dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

02/08/2022 22:59
nga:L J

Skuadra e Interit ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Inter ka mposhtur Romën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Guisseppe Meazza”, shkruan GazetaBlic Sport.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin 1:0, me golin e shënuar nga Edin Dzeko pas vetëm 2 minutave lojë. Roma tentoi barazimin, por goditja e Abraham u ndal në shtyllë.

Në pjesën e dytë, Interi poashtu zhvilloi ndeshje më të mirë, teksa goli i qetësisë erdhi nga Alexis Sanchez, i cili në minutën e 68’të realizoi një eurogol në portën e Patricios.

Inter në gjysmëfinale e pret fituesin e takimit tjetër Milan-Lazio, që luhet nesër.

/GazetaBlic Sport