Sporti

“Kështu ndihet macja jote”, tifozët e Watfordit poshtërojnë Kourt Zouman

02/08/2022 21:59
nga:L J

Kurt Zouma u prit me një pritje armiqësore nga tifozët e West Ham dhe Watford.

Mediumi britanik, ‘The Sun’ ka publikuar sot një video të futbollistit të West Ham – ku ai shihet duke goditur macen e tij në shtëpi, përcjell GazetaBlic Sport.

Disa minuta pasi nisi ndeshja, Zouma ishte në tokë, shkaku i një dëmtimi dhe aty filloi një zhurmë e madhe nga tifozët mysafirë të cilët kënduan: “Kështu ndihet macja jote”.

Normalisht se kjo duhet të jetë një nga ditët më të errëta të futbollistit në karrierën e tij…