Lajme

Për një ditë Italia regjistroin 415 viktima dhe mbi 100 mijë raste të reja me COVID

02/08/2022 18:25
nga:Q R

Italia po vazhdon të regjistroj numër të lartë të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 101 mijë e 864 raste të reja me koronavirus nga 999 mijë e 95 teste të kryera.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 415 qytetarë.

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 47, kurse në pavijonet e tjera Covid u liruan 338 pacientë.

Në reanimacion ndodhen 1,376 pacientë kurse në pavijonet e tjera me simptoma janë 18,337 pacientë.

Që në fillim të pandemisë Italia ka regjistruar 11,765,767 raste pozitive me COVID kurse rastet aktive aktualisht janë 1,927,800. Të shëruarit janë 9,688,455. /abcneës.al/

Kjo është e arrestuara nga aksioni i madh i ‘FAST Kosova’ në Pejë