Sulmuesi kosovar, Arbër Hoxha sot ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra e Slaven Belupos.
Për transferimin e Hoxhës në Belupo ka reaguar edhe Ismet Munishi, ish trajneri i futbollistit të talentuar, shkruan GazetaBlic Sport.
Munishi ka shkruar se kishte dëshirë ta transferonte lojtarin në Gjilan, por ndodhi ndryshe, andaj i uron lojtarit çdo të mirë në karrierë.
Ja postimi i Munishit në Facebook (pa ndërhyrje)
“Urime loqkaman. Boll pata qef me te marë ketu ne Gjilan por nese Zoti ka vendos ndryshe duhet mu pajtu dhe qoftë e suksesit kjo marrveshje. Bellupo ka mar një lojtar dhe djalosh fantastik . Gjithmone do të mburrna me ty Arber Hoxha”, ka shkruar Munishi në Facebook.
/GazetaBlic Sport


