Sporti

E konfirmon Ziyech: Kurrë më nuk do të luajë për kombëtaren e Marokut

02/08/2022 16:56
nga:L J

Futbollisti i njohur, Hakim Ziyech ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja e Marokut.

Trajneri i kombëtares së Marokut vendosi të mos e ftojë lojtarin në Kupën e Kombeve të Afrikës, për shkak të sjelljeve të futbollistit në grumbullimet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, lojtari ka marrë vendim që të mos kthehet tek kombëtarja e Marokut.

“Realisht, unë i kuptoj ata, por unë nuk do të kthehem tek kombëtarja. Ky është vendimi im final, është e qartë situata, ata flasim për mua dhe e di se çfarë po bëj.  Në fund të ditës, ka qenë vendimi i trajnerit, por tashmë kam marrë vendim dhe nuk do të kthehem. Më vjen keq, por kjo është situata tani”, tha lojtari i Chelseat, Hakim Ziyech.

/GazetaBlic Sport