Sporti

Derbi Inter-Milan ishte i zjarrtë, Serie A shqipton denimet për tre lojtarë dhe trajnerin e Interit

02/08/2022 16:17
nga:L J

Skuadra e Milanit fitoi derbin ndaj Interit të shtunën me rezultatin 1-2, duke rihapur kështu shanset për të fituar titullin kampion.

Megjithatë, derbi ishte shumë i “nxehtë” brenda fushës, pasi kishte shumë zënka dhe polemika mes lojtarëve dhe trajnerëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjykata Sportive e Serie A ka shqiptuar tashmë dënimet për të gjithë lojtarët që kanë kryer veprime anti sportive në atë ballafaqim.

Më poshtë keni vendimet:

  • Theo Hernandez – pezullim për një ndeshje dhe gjobë prej 5,000 euro
  • Alessandro Bastoni -pezullim për 2 ndeshje
  • Lautaro Martinez – 10,000 euro gjobë (pasi ka pështyrë një lojtar
  • Simone Inzaghi – pezullim për një ndeshje dhe gjobë 15,000 euro.

/GazetaBlic Sport/