Liga Italiane ka bërë të ditur dënimet për lojtarët që ishin të padisiplinuar në javën e fundit të Serie A.
Komisioni ka publikuar listën e lojtarëve që do të skualifikohen për xhiron e ardhshme të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari që e ka pësuar më së shumti është Alessandro Bastoni i Interit, pasi mbrojtësi i Nerazzurrëve ka adresuar fjalë fyese ndaj arbitrit.
Ai është dënuar me dy ndeshje moslojë.
/GazetaBlic Sport


