Lajme

Haradinaj pas shtrejtimit të rrymës: Përrallat e Kurtit morën fund!

02/08/2022 14:47
nga:Y I

Pas shtrejtimit të çmimit të rrymes ka ardhur një reagim nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporotn Gazeta Blic.

Haradinaj thotë se tashmë përrallat e Kurtit kanë marrë fund.

Ai ka përllogaritur sa sa do t’u kushtojë tashmë rryma qytetarëve që harxhojnë mbi 800kWh.

“Sot të gjithë juve që konsumoni më shumë se 800kWh do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët” shkruan Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se veprimet e AAK-së në kundërshtim të këtij vendimi nuk do të ndalen.

LAJMI I FUNDIT: Merret vendimi për shtrenjtim të rrymës në Kosovë