Lajme

Vritet gazetari i njohur grek

02/08/2022 13:05
nga:Y I

Gazetari grek, Nikos Katsikas është vrarë në Egjipt, ndërsa autoritetet lokale kanë arrestuar një person të dyshuar si autor të ngjarjes.

Sipas gazetës egjiptiane, autoritetet vendase vlerësojnë se motivi i vrasësit ishte grabitja e Katsikas, i cili punonte si korrespondent i Agjencisë së Athinës të Lajmeve në Kajro dhe bashkëpunonte me ERT për disa vite.

Trupi i Nikos Katsikas, siç u bë e ditur, u gjet në shtëpinë e tij në Giza të shtunën e kaluar.

Gazetari u vra me thikë, shkruan protothema.

Ministria e Jashtme ka shprehur dje ngushëllimet e saj për të afërmit e gazetarit.