Sporti

Zyrtare: Arbër Hoxha bëhet me skuadër të re

02/08/2022 12:03
nga:Mergim Rreci

Arbër Hoxha është transferuar tek skuadra kroate Slaven Belupo.

23 vjeçari ishte transferuar me 21 korrik te vitit 2021 tek klubi i Lokomotives se Zagrebit nga Ballkani i Suharekës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam i lumtur që kam ardhur në Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje dhe në këtë mënyrë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet më të mira të mundshme. Besoj se do të përshtatem shpejt. Unë e njoh mirë ligën dhe klubin dhe i njoh trajnerin dhe lojtarët nga fusha. Mezi pres të qëndroj në Koprivnicë dhe Slaven Belupo”, tha Hoxha.