Ferran Reverter ka informuar sot presidentin e FC Barcelona Joan Laporta për dëshirën e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryeshefi Ekzekutiv për arsye personale dhe familjare.
Kjo dorëheqje do të hyjë në fuqi sapo klubi të emërojë një drejtor të ri, njofton klubi, përcjell GazetaBlic Sport.
Reverter u emërua zyrtarisht drejtor i FC Barcelona më 1 korrik 2021 dhe që atëherë ka udhëhequr një projekt për ristrukturimin e klubit dhe Planin Strategjik 2021-2026, me arritje të tilla si ristrukturimi i borxhit, miratimi nga anëtarët e klubit të financimit të Espai Barça, ulje e listës së pagave, marrëveshje me partnerë të rinj, e të tjera.
Ferran Reverter resigns as CEO of FC Barcelona
More information ? https://t.co/dVLXEykwmm pic.twitter.com/sJqdIyIeyp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 8, 2022


