Sporti

Napoli-Inter, shumë kërkesa për bileta – bllokohet faqja zyrtare e napoletanëve

02/07/2022 22:12
nga:L J

Kaos biletash përpara ndeshjes Napoli-Inter.

Skuadrat italiane do të takohen të shtunën në orën 18:00, në kuadër të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

Shumë tifozë napolitan kanë pritur me orë të tëra në faqen në të cilën shiten biletat për ndeshjen e madhe në stadiumin Maradona, që mund të hetë plotë falë çmimeve të rregulluara nga Napoli (20 euro deri në 35 euro).

Faqja u pushtua sot nga mijëra fansa dhe pati telashe me mbi një orë pritje për blerjen e biletave.

Shumë fansa janë ankuar në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport