Sporti

Mbappe: “Real Madrid? Mendoj për t’i mposhtur ata, jo për të ardhmen time”

02/07/2022 20:45
nga:L J

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur për transferimin e tij të mundshëm te Real Madrid në fund të sezonit.

Në mikrofonat e Amazon Prime France, Kylian Mbappe foli kështu për ardhjen e mundshme në Real Madrid.

“Vendimi për të ardhmen time ende nuk është marrë. Të luash kundër Real Madridit në Champions League ndryshon shumë gjëra. Ndërsa aktualisht jam i lirë të bëj çfarë të dua, nuk do të flas me kundërshtarin apo të bëj diçka të tillë. Jam i fokusuar të mposht Real Madridin dhe do të përpiqem të bëj diferencën. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport